Shtylla ia mohon golin Messit, pas një super depërtimi individual

  • 05 November 2019 - 20:21
Shtylla ia mohon golin Messit, pas një super depërtimi individual

Lionel Messi ishte shumë pranë ta kalojë Barcelonën në epërsi kundër Slavia Pragës, në një ndeshje të Grupit F të Ligën e Kampionëve, që është duke u zhvilluar momentalisht në Camp Nou.

Në fund të pjesës së parë, superylli argjentinas mori një top në vijën e mesit të fushës dhe depërtoi deri në vijën e 16-metersisht të Pragës, por goditja e tij e fuqishme u ndal nga shtylla horizontale.

Tre futbollistë u munduan ta ndalnin 32-vjeçarin, por për fatin e tyre, topi i goditur nga ai nuk përfundoi në rrjetën e portës së tyre.

Rezultati vijon të jetë baras 0:0.


(Kosova Sot Online)