Valverde i pranon fishkëllimat e tifozëve të Barcelonës

  • 06 November 2019 - 08:25
Valverde i pranon fishkëllimat e tifozëve të Barcelonës

Trajneri Ernesto Valverde nuk e ka problem të fishkëllehet skuadra e tij nga tifozët në Camp Nou, por u bëri thirrje lojtarëve të tij të reagojnë pas barazimit pa gola me Slavia Prague në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Barcelona dështoi t’i kthehet ecurisë së fitoreve pas disfatës me rezultat 3:1 në fundjavë kundër Levantes, duke bërë kështu që të shtohet presioni mbi trajnerin Ernesto Valverde.

Lionel Messi e goditi shtyllën dhe ai dhe bashkëlojtarët e tij shpeshherë mbetën të irrituar me portierin e Slavias Ondrej Klar, i cili e pati një paraqitje mbresëlënëse për skuadrën e tij.

Përballja e së martës ishte hera e parë që katalonasit dështuan të shënojnë në Camp Nou në të gjitha garat që nga shkurti i vitit 2018 – në një ecuri prej 45 ndeshjeve – dhe tani kjo e lë skuadrën e Valverdes të ketë ende punë për të bërë për të pasur sukses në Grupin F.

“Atë ditë ne humbëm kundër Levantes dhe neve s’na ka ikur nga mendja fakti që dy ndeshjet e fundit nga kanë më të mirat të mundshme për ne”, tha Valverde për Movistar.

“Ne e dimë që ka shumë presion mbi skuadrën dhe ne duhet të përgjigjemi. Në futboll, gjithçka ndodh shumë shpejt”.

“Para tre ditësh ne ishim në një moment të mrekullueshëm. Tani, tre ditë më vonë, duket sikur kemi ngecur. Por, kjo do të thotë që brenda tre ditëve ne mund ta ndryshojmë plotësisht situatën”.

Kur u pyet për reagimin e tifozëve të Barcelonës në fund të ndeshjes, ai shtoi: “Është në rregull të jesh kërkues ndaj skuadrës”.

(Kosova Sot Online)