Barcelona i bashkohet garës për sensacionin norvegjez, Haaland

  • 06 November 2019 - 08:46
Barcelona i bashkohet garës për sensacionin norvegjez, Haaland

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Braut Haaland ka përfunduar në radarin e gjigantit katalunas, Barcelonës.

19-vjeçari shënoi shtatë gola në katër ndeshjet e tij të para në Ligën e Kampionëve këtë sezon me klubin austriak.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që sulmuesi i talentuar norvegjez të përfundoj në radarin e klubeve të mëdha evropiane. Sipas gazetës Marca, Barcelona është klubi i madh i fundit që ka vendosur të ndjek yllin e Salzburgut, Harland. Përveç Barcelonës, interesim ka shprehur edhe Real Madridi, Juventusi, Manchester Unitedi, Manchester City, Arsenali dhe Liverpooli.

(Kosova Sot Online )