Pique mungon në përballjen Barcelona – Dortmund

  • 06 November 2019 - 12:08
Pique mungon në përballjen Barcelona – Dortmund

Qendërmbrojtësi Gerard Pique do t’i mungojë Barcelonës në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit në Camp Nou, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, më 27 nëntor.

Gerard Pique u ndëshkua me kartonin e tretë të verdhë në këtë sezon në Ligës së Kampionëve, gjatë barazimit pa gola të Barcelonës në shtëpi kundër Slavia Pragues, kështu që ai do ta vuajë një pezullim për një ndeshje.

Dy kartonët e tjerë të verdhë me të cilët u ndëshkua Gerard Pique në këtë sezon të garës më prestigjioze të Evropës erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Dortmundit dhe pas 20 minutave lojë në ndeshjen kundër Interit.

Ndeshja kundër skuadrës së Lucien Favre mund të jetë vendimtare për pozitën e parë në tabelën e Grupit F, kështu që mungesa e Piques mund të jetë goditje e madhe për trajnerin Ernesto Valverde, i cili është nën presion të madh pas ndeshjeve të fundit.

Mbrojtësi katalonas është ndëshkuar me karton të verdhë në nëntë raste këtë sezon, ndërsa një suspendim ka bërë që ai të mungojë edhe në përballjen me Eibarin në La Liga, për shkak të akumulimit të kartonëve.

(Kosova Sot Online)