Fabio Capello kritikon hapur Conten: Akt i rëndë, të isha si Interi...

  • 06 November 2019 - 12:52
Fabio Capello kritikon hapur Conten: Akt i rëndë, të isha si Interi...

 

Fabio Capello, ish-trajneri i Juventusit, ka folur dje në "Sky" në lidhje me situatën te Interi pas fjalëve të trajnerit Conte në humbjen me Dortmund 3-2 me përmbysje.

"Akt i rëndë! Nuk do t'i kisha thënë kurrë ato fjalë përpara mikrofonave! Nëse do të isha klubi i Interit, do ta thërrisja trajnerin dhe do t'i thoja se rrobat e pista lahen në familje. Ndoshta Interi shpresonte që të fitonte menjëherë paratë e Icardit nga PSG. Conte e ka nisur mjaft  mirë sezonin, megjithatë".

(Kosova Sot Online)