Platini: PSG-ja s’ka identitet, duhet të quhet Coca-Cola

  • 07 November 2019 - 11:56
Platini: PSG-ja s’ka identitet, duhet të quhet Coca-Cola

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, e ka vënë në pikëpyetje identitetin e Paris Saint-Germain, duhet thënë se klubi francez duhet të quhet “Coca-Cola”.

Platini shërbeu si shef i UEFA-s për tetë vjet, por u pezullua nga detyra dhe më vonë iu ndalua pjesëmarrja në çfarëdo aktiviteti në futboll më 2015 për shkak se kishte marrë ryshfet më 2011, transmeton Gazeta Express.

Dënimi i ish-mesfushorit të Juventusit dhe Francës ka mbaruar tani dhe ai hodhi kritika të mëdha në drejtim të shpenzimeve enorme të klubeve në futboll, derisa edhe foli për mundësinë e kufizimit të numrit të lojtarëve të huaj në klube.

“Sot, një ekip i blen të gjithë lojtarët më të mirë dhe fiton. Çdo gjë bazohet në pasuri, paraja po e vret filozofinë e futbollit”, tha Platini. 

Platini shkoi edhe më lart, duke e marrë si shembull PSG-në, klub i cili e ka fituar ligën franceze në shtatë sezonet e fundit pasi u bë ndër klubet më të pasura në botë kur kompania nga Katari, Sports Investment, e bleu atë më 2011.

“Presidenti është nga Katari, drejtori sportiv (Leonardo) është brazilian, trajneri (Tuchel) është gjerman, është vetëm një francez në ekip, e perse atëherë quhet Paris Saint-Germain? Mund të quhet Coca-cola apo ndryshe”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)