Pedro mund të largohet nga Chelsea në janar

  • 07 November 2019 - 12:53
Pedro mund të largohet nga Chelsea në janar

Futbollisti me përvojë spanjoll mund ta vazhdojë karrierën jashtë kontinentit evropian.

Pedro Rodriguez po e shikon mundësinë e largimit nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Dorsal”.

Futbollisti spanjoll flitet se mund ta vazhdojë karrierën jashtë kontinentit evropian.

Interesim për sulmuesin e krahut kanë shfaqur klubet nga Kina.

Por, gjiganti turk Fenerbahçe është i interesuar po ashtu për sulmuesin e rrezikshëm.

Ish-futbollisti i Barcelonës i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në Premierligë me Chelsean këtë sezon pasi trajneri Frank Lampard ka preferenca të tjera. 

(Kosova Sot Online)