Vinicius përgëzon Rodrygon, shokët ia nënshkruajnë topin pas het-trikut n’Champions

  • 07 November 2019 - 17:19
Vinicius përgëzon Rodrygon, shokët ia nënshkruajnë topin pas het-trikut n’Champions

Rodrygo është njeriu i momentit te Real Madridi.

Talenti 18-vjeçar brazilian ka realizuar het-trik në Champion League në fitoren 6-0 të Real Madridit kundër Galatasaray, raporton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, ai mori me vete topin të nënshkruar nga të gjithë shokët e skuadrës.

Rodrygo me topin e nënshkruar pas het-trikut në Champions League

Në dhomat e zhveshjes ishte edhe Vinicius Junior, të cilit tani për tani, ia ka zënë vendin në formacion dhe Zinedine Zidane po i beson atij më shumë.

Vini, që e ka mik të mirë Rodrygon, e përgëzoi në dhomat e zhveshjes, ashtu si i gjithë ekipi.

Bie në sy shakaja e Eden Hazard, që i thotë ‘vetëm tre ë, po katër?”, Rodrygo ia kthen ‘edhe tre është ok’.

Ky ishte goli i pestë në gjashtë ndeshje me Realin për 18-vjeçarin.


(Kosova Sot Online)