E zbulon ish-trajneri: Liverpooli e kërkoi Rodrygon para Real Madridit

  • 08 November 2019 - 08:53
E zbulon ish-trajneri: Liverpooli e kërkoi Rodrygon para Real Madridit

Adoleshenti brazilian Rodrygo shkroi historinë në Ligën e Kampionëve me Real Madridi të mërkurën, mirëpo njëri ndër ish-trajnerët e tij ka zbuluar se ai mund të ketë qenë duke e bërë këtë gjë për Liverpoolin.

18-vjeçari Rodrygo u transferua në Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti nga Santosi, në një marrëveshje me vlerë prej rreth 45 milionë eurove.

Përderisa kjo shumë është mjaft e madhe për një lojtar të ri që s’ishte testuar në Evropë, tani ai çmim duket mjaft i mirë për Real Madridin, pas het-trikut që Rodrygo e shënoi për Galatasarayn. Dy golat e tij të para i shënoi brenda 14 minutave të parë, duke shkruar histori në Ligën e Kampionëve.

Para se të interesohej Real Madridi për sulmuesin brazilian, gjiganti i Premierligës Liverpooli ishte duke tentuar ta transferojë Rodrygon. Megjithatë, ish-trajneri i Santosit, Elano, e pranon se Liverpooli e humbi futbollistin pasi që nuk ofroi mjaftueshëm para.

“Kishte një periudhë kur pati interesim të madh nga Liverpooli për ta transferuar atë, kur ai ishte ende më i ri”, ka thënë Elano në një intervistë të dhënë për ESPN.

“Ofertat e tyre ishin shumë të ulëta, por ata dëshironin ta provonin. Në fund të fundit, oferta e Real Madridit ishte për rreth 30 milionë euro më shumë. Unë bisedova me stafin dhe u thashë se djaloshi është shumë i vlefshëm”.

(Kosova Sot Online )