PSG-ja shqetësohet nga ëndrra e Mbappes për të luajtur për Real Madridin

  • 08 November 2019 - 14:51
PSG-ja shqetësohet nga ëndrra e Mbappes për të luajtur për Real Madridin

Revista prestigjioze franceze L’Equipe raporton se Paris Saint-Germaini dëshiron t’ia rinovojë patjetër kontratën Kylian Mbappes, për shkak të shqetësimit se francezi dëshiron të luajë për Real Madridin e Zidane Zidanet.

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo, ia bëri të qartë Zinedine Zidanet dhe drejtuesve të tjerë të Real Madridit që të mos negociojnë me yllin e francezëve, Kylian Mbappen.

“PSG-ja ka nisur bisedime me Mbappen për rinovimin e kontratës së tij, por ata ende s’e kanë bërë një ofertë zyrtare”, shkruhet në artikullin e publikuar nga L’Equipe.

Para disa ditsh, edhe mediumi tjetër i madh sportiv në Francë, France Football, raportoi për shqetësimit të klubit të Ligue 1 për interesimin e përbashkët të Real Madridit dhe Kylian Mbappes për të punuar bashkë.

Zidane është i fundit që e komentuar ëndrrën e Mbappes për të luajtur për Real Madridin. “Mbappe gjithmonë ka thënë se dëshira e tij është të luajë për Real Madridin”, tha Zidane në konferencën për shtyp të premten, para ndeshjes kundër Eibarit.

Kjo erdhi pasi Leonardo kishte tentuar t’i heshtë spekulimet për të ardhmen e Mbappes.

“Sinqerisht, më zemërojnë paksa. Nuk është momenti të flasësh për ëndrra e këso gjëra. Mbappe është shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk është momenti ta shpërqendrojmë”, ka thënë Leonardo.

“Ai është lojtari më i mirë i ri francez, kampion bote dhe njëri ndër më të mirët në botë. Ky nuk është momenti për ta shqetësuar atë, është momenti për t’u ndaluar. Ai i ka edhe dy vjet e gjysmë në kontratën e tij me ne”.

Mbappen ka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2022. Real Madridi raportohet se ia ka bërë të qartë futbollistit se dëshiron ta blejë dhe e kanë këshilluar atë të mos e rinovojë kontratën me francezët. 

(Kosova Sot Online)