Çfarë ka humbur Liverpooli! “Reds” e donin Rodrygon para Realit

  • 08 November 2019 - 15:36
Çfarë ka humbur Liverpooli! “Reds” e donin Rodrygon para Realit

“Reds” po e qajnë mos-transferimin e sensacionit më të ri të Real Madridit, i cili shënoi “Hat-Trick” në ndeshje me Galatasarayn në mesjavë, në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.

Ylli i ri brazilian, Rodrygo e shkroi historinë me Real Madridin të mërkurën, duke i shënuar tre gola në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Galatasarayt.

Mirëpo, para se të transferohej tek “Los Blancos”, sensacioni i fundit ka mundur të përfundonte në Liverpool.

Këtë e ka bërë të ditur njëri prej ish-trajnerëve të tij.

18 vjeçari iu bashkua klubit spanjoll gjatë verës nga Santosi për një shumë prej 45 milionë eurosh.

Ai arriti ta shënonte dygolëshin më të shpejtë në histori të Championsit.

Reali pret shumë nga Rodrygo për të ardhmen, ndërsa Liverpooli me siguri se do ta vajtojë mos-transferimin e tij.

(Kosova Sot Online)