Casillas sugjeron si të përmirësohet VAR-i
Iker Casillas e ka kryer detyrën e portierit në mbi një mijë ndeshje profesioniste të futbollit, mirëpo sugjerimi i tij për mënyrën se si duhet të përmirësohet VAR-i është cilësuar i çuditshëm nga shumë tifozë të futbollit.
Ish-portieri i Real Madridit dhe Kombëtares së Spanjës, Iker Casillas, beson se skuadra e gjyqtarëve që merr vendime të mëdha gjatë ndeshjeve të futbollit duhet të shoqërohet nga një ish-futbollist, në mënyrë që të shtohet edhe një perspektivë tjetër.
“Unë propozoj që VAR-i, si dhe te zyrtari që i analizohet pamjet, ta ketë edhe një ish-futbollist”, sugjeroi Casillas në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter.
“Do të ishte mirë për ta që ta japin mendimin e tyre për ato incidente që ndodhin gjatë një ndeshjeje”, shkroi spanjolli.
Propongo que en el VAR, además del árbitro que analiza las imágenes, haya también un ex jugador de fútbol. Sería bueno dar su opinión según las jugadas que se puedan ir dando en el transcurso de un partido. #BuenasNochesMundo
— Iker Casillas (@IkerCasillas) November 8, 2019
VAR-i kishte marrë shumë kritika gjatë fundjavës së kaluar, pasi pati incidente kontroverse në ndeshjet e Liverpoolit, Barcelonës, Juventusit, Real Madridit, Tottenhamit e Chelseat.
(Kosova Sot Online)