“Ai më kujton Inzaghin”, Verrati komenton shokun e ekipit

  • 10 November 2019 - 22:59
“Ai më kujton Inzaghin”, Verrati komenton shokun e ekipit

Mauro Ikardi ishte një nga ermat më të përfolur në merkaton e verës, për shkak të problemeve që ai kishte me drejtuesit e Interit.

Megjithatë në fundin e merkatos ai vendosi të kalojë te PSG-ja në formën e huazimit, me këta të fundit që kanë të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Ikardi po kalon një formë të shkëlqyer te ekipi i ri, teksa në 10 ndeshje të zhvilluara ia ka dalë të shënojë 9 gola.

Për këtë ka folur edhe mesfushori i PSG-së, Marko Verrati, i cili në një intervistë të dhënë, është shprehur se Ikardi ngjason me Inzaghin.“Tani e kam njohur më mirë Ikardin. Argjentinasi ka një instinkt të jashtëzakonshëm goli, ai më kujton inzaghin.

Nuk është një lojtar për të cilin të flasin të gjithë njerëzit, duke thënë shiko çfarë bën ai, por është shumë efikas para portës.”, u shpreh Verrati.

(Kosova Sot Online)