Hazard më në fund ka ‘arritur’ te Real Madridi – belgu po tregon tani se përse janë paguar 100 milionë euro për të

  • 11 November 2019 - 09:44
Hazard më në fund ka ‘arritur’ te Real Madridi – belgu po tregon tani se përse janë paguar 100 milionë euro për të

Eden Hazard ka filluar të këndellet te Real Madridi, derisa në përballjen ndaj Eibarit të shtunën e kaluar bëri një paraqitje të shkëlqyer.

Belgu që u transferua nga Chelsea te Los Blancos për 100 milionë euro, më në fund po arrin që ta tregojë vetën në Santiago Bernabeu. 28-vjeçari kishte një paraqitje fantastike ndaj Eibarit, derisa kishte prodhuar një pasim me stil në fitoren 4-0.

Reprezentuesi i Belgjikës përveç ‘rabonas’, ndihmoi skuadrën që të merrte tri pikë me lehtësi ndaj kundërshtarit të La Liga-së dhe tifozët mendojnë se ai më në fund po përshtatet me lojën në Spanjë.

Deri më tani Hazard ka shënuar vetëm një gol dhe ka bërë dy asistime në dhjet paraqitje për Real Madridit dhe duket se tani po shikon dritën në fund të tunelit. 

(Kosova Sot Online )