Gazeta spanjolle: Stadiumi i ri i Shqipërisë i njëjtë me atë në Meksikë

  • 11 November 2019 - 11:00
Gazeta spanjolle: Stadiumi i ri i Shqipërisë i njëjtë me atë në Meksikë

Edhe Shqipëria tashmë ka një stadium modern në të cilin mund të luhen ndeshje të kompeticioneve më madhore në futboll.

Pavarsisht se konsiderohet si një stadium unik për llojin e tij, e përditshmja spanjolle nënvizon se edhe “Air Albania Stadium” i ngjan madje është shumë thuajse i dizenjuar njësoj si një stadium në Meksikë.

Bëhet fjalë për impiantin ku luan ndeshjet si skuadër pritëse skuadra e Tolucas “Nemesio Diez”.

Në fakt nëse i hedh një sy impiantit të Tolucas që një kapacitet prej 30 mijë vendesh nuk duken shumë të ngjashëm por në konstatimin e AS, të tillë janë.

(Kosova Sot Online)