Konferenca e Kosovës , Challandes: Me Çekinë duhet të bëjmë lojë të madhe, të mrekullueshme

  • 11 November 2019 - 11:30
Konferenca e Kosovës , Challandes: Me Çekinë duhet të bëjmë lojë të madhe, të mrekullueshme

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, flet në një konferencë për media në Prishtinë, në prag të dy ndeshjeve përfundimtare të verdhekaltërve në fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Challandes: Në Zvicër fillimisht kanë qenë skeptikë, por tash kur e shohin se si jemi duke kaluar, më thonë se e ke bërë zgjedhjen e duhur. Unë jam i lumtur që jam këtu. Tash ata vijnë t’i shohin ndeshjet. Ju pëlqen ushqimi dhe atmosfera në Kosovë. Nuk e ka pasur imazhin aq të mirë Kosova, bashkëshortja dhe miqtë e kanë kuptuar se përse e kam marrë punën te Kosova.

Challandes: Unë mund të flas për kënaqësi, për nder, ka qenë kënaqësi të jem këtu, me këtë ekip, me këta lojtarë, të jem në këtë vend. Periudha më e kënaqshme për mua në karrierë. Nuk mund ta konsideroj ende si më të suksesshmen.

Challandes: Kemi qenë të befasuar me fitoren e Çekisë ndaj Anglisë, por e ka merituar.

Challandes: Mentaliteti i lojtarëve tanë është lart, por kjo nuk është e mjaftueshme. Nëse dëshiron të shkosh në Evropian, nuk mjafton shpirti. I rëndësishëm është mentaliteti teknik, kualiteti, taktika, sulmi, mbrojtja, mesfusha. Ne duhet të luajmë futboll. Të luajmë mirë së bashku.

Challandes: Unë nuk flas për dobësitë e kundërshtarit. I kam parë të gjitha ndeshjet e tyre. E kam parë edhe dy herë ndeshjen e parë që e kishim ndaj çekëve. Ne kemi fituar, të gjithë ishin të lumtur, por nuk e kanë analizuar lojën. Dy muaj më vonë e kam parë lojën dhe nuk mendoj se duhet të luajmë më mirë, jo si në atë ndeshje. Gjithçka nis me mentalitetin, është baza.

Challandes: Rezultati arrihet nëse luajmë mirë. Ne duhet të luftojmë, të vrapojmë, të kemi vendosje të mirë taktike, të tregojmë mentalitet të tillë në çdo ndeshje. Duhet ta bëjmë një paraqitje të madhe. Çekia e ka një ekip mjaft të mirë. Na pret një ndeshje mjaft e rëndësishme. Duhet ta kemi një paraqitje sa më mbresëlënëse. Presioni që ju bëj unë lojtarëve është qe ta japin gjithmonë më të mirën, e jo për rezultatin.

Challandes: E kemi një problem me Shalën, ta shohim nëse do të jetë gati, do ta shohim situatën. Ai dëshiron të luajë dhe të shohim. Edhe Paqarada është lënduar, por sot nuk do të ushtrojë, do të pushojë, kështu ka kërkuar klubi i tij. Do ta shohim nesër se si do të reagojë. Me të tjerët jemi OK, nuk ka probleme.

Challandes: Vedat Muriqi ka luajtur në Rizespor, por e tregoi nivelin e tij edhe në Fenerbahçe. Ka pasur ndikim pozitiv transferimi i tij te Feneri. Jemi të kënaqur me zhvillimin e tij. Ai është paksa i lënduar, po flasim me të. Ka dhimbje, por është më mirë. Shpresojmë që deri të dielën të jetë OK.

Challandes: Është e rëndësishme të luajmë njëjtë, të mos ndryshojmë në dy ndeshjet përcaktuese. Presioni është rrezik. Ne duhet të jemi të qetë, të luajmë futboll. Ne duhet të jemi ‘cool’, ta shijojmë lojën, të kënaqemi. Kur kanë nisur kualifikimet askush nuk ka menduar se do të jemi këtu sot. Pra, mos të jemi pa emocione, por të luajmë pa presion.

Challandes: Është lojë ngazëlluese, por nuk është loja e jetës. Shpresojmë që ta bëjmë lojën e jetës, por në aspektin e presionit, s’duhet ta shohim ashtu. Ne duhet ta bëjmë këtë lojë që më pas ndoshta ta kemi lojën e jetës.

Challandes: Shumë njerëz thonë se duhet të fitojmë gjithsesi, se nëse nuk fitojmë ndaj Çekisë, do të jemi të mbaruar. Por, unë nuk e shoh ashtu. Ne duhet të bëjmë lojë të madhe, të mrekullueshme. Dhe, nëse luajmë ashtu, ndoshta do të jetë e mjaftueshme për fitore. Por, asnjëherë nuk do t’i them ekipit e duhet të fitojmë gjithsesi.

Challandes: Nëse do të isha William Shakespeare, “do të thosha të jesh apo të mos jesh”. Por, unë nuk mendoj kështu. Nëse e kujtojmë shortin, kemi thënë se do të luajmë për të përparuar, të zhvillohemi, të ecim përpara, por jo t’i vëmë vetes presion.

(Kosova Sot Online)