Vedat Muriqi po monitorohet nga këto 5 skuadra të mëdha evropiane

  • 12 November 2019 - 08:19
Vedat Muriqi po monitorohet nga këto 5 skuadra të mëdha evropiane

Paraqitjet e yllit të Fener nuk zbehen as me Kosovën, ku ai gjithashtu dhuron paraqitje për të gjitha lëvdatat.

Vedat Muriqi po vazhdon të marrë vëmendje të madhe nga gjigantët evropianë të futbollit.

Muriqi po kalon në një formë të shkëlqyer me Fenerbahce dhe kjo ka bërë që lojtari të marrë interesim të madh.

Paraqitjet e yllit të Fener nuk zbehen as me Kosovën, ku ai gjithashtu dhuron paraqitje për të gjitha lëvdatat.

‘Fanatik’ raporton se Juventus, Lazio, Atletico Madrid, Tottenham e Manchester United do të dërgojnë skautët e tyre për të ndjekur Muriqin.

Zyrtarë të Juventus do të jenë në stadiumin e Plzen, për të parë ndeshjen Çeki – Kosovë, me vëmendjen kryesore tek Vedati.

Muriqi në anën tjetër është shprehur se do të vazhdojë me Fenerbahce, me synimin tek titulli i kampionit në Superligën e Turqisë.

(Kosova Sot Online)