Bëhuni gati, biletat për ndeshjen Kosovë – Angli, sot dalin në shitje

  • 12 November 2019 - 09:47
Bëhuni gati,  biletat për ndeshjen Kosovë – Angli, sot dalin në shitje

Sot (12 nëntor) do të dalin në shitje biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Anglisë më 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për kualifikimet në Euro 2020.

Një gjë është e sigurt se shumë ‘Dardanë’ do të duan që ta sigurojnë një biletë për këtë takim të rëndësishme, por që vetëm mbi 12 mijë persona do të mund ta sigurojnë hyrjen në stadium. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të martën do të dalin në shitje biletat për këtë ndeshje. Biletat edhe kësaj here do të shiten online përmes faqes “Tiks.app”, nga ora 16:00. Një person mundet t’i blejë vetëm dy bileta.

Çmimet e biletave fillojnë nga 5 euro në Veri dhe Jug, në Lindje do të kushtojnë 10 dhe 15 euro, në Perëndim 15 dhe 20 euro, ndërsa ato VIP, 80 euro.

(Kosova Sot Online )