Messi nuk diskuton për kontratë të re deri verën tjetër

  • 12 November 2019 - 18:01
Messi nuk diskuton për kontratë të re deri verën tjetër

Sulmuesi argjentinas nuk do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën së paku deri në fund të këtij sezoni

Lionel Messi nuk po mendon për vazhdimin e kontratës.

Ylli argjentinas ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021, por ai nuk po brengoset për këtë punë.

Sipas mediave spanjolle, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do t’i nisë bisedimet për kontratën e re para verës së vitit 2020.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se Messi do të ulet të flasë me drejtuesit e klubit pas përfundimit të këtij sezoni.

Në atë periudhë, atij do t’i mbeten vetëm edhe 12 muaj kontratë, por ajo pritet të rinovohet megjithatë.

Të gjitha palët duket të jenë të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin.

Madje, presidenti Josep Maria Bartomeu është shprehur i bindur se Messi do të jetë pjesë e Barcelonës edhe për 5 vjet. 


(Kosova Sot Online)