Një IT zbulon “dallaveret” e faqes që shet bileta për ndeshjen Kosovë-Angli

  • 12 November 2019 - 22:22
Një IT zbulon “dallaveret” e faqes që shet bileta për ndeshjen Kosovë-Angli

Faqja që merret me shitjen e biletave për ndeshjen vendase të Kosovës, ”tiks.app” duket se ka hyrë në panik.

Dështimi i shitjes së biletave edhe për ndeshjen e madhe Kosovë – Angli, ku qytetarët kishin probleme të shumta, ka bërë që të hidhen akuza drejt tyre që merren me to.

E një qytetar, i cili punon si IT, duket se ka kuptuar ‘hilet’ e tyre.

Ai më parë publikoi një foto në faqen e ”tiks.app” në Facebook, ku zbuloi detaje të hollësishme sesi po bëhet manipulimi me bileta.

Por duket se përgjigja e tij ishte pëlqyer nga shumë qytetar, dhe ”tiks.app” hyri në panik duke fshirë komentin brenda një ore.

Image

(Kosova Sot Online)