Vazhdojnë problemet teknike me faqen për shitjen e biletave, “tiks.app” mbetet jashtë funksionit

  • 13 November 2019 - 09:11
Vazhdojnë problemet teknike me faqen për shitjen e biletave, “tiks.app” mbetet jashtë funksionit

Faqja zyrtare për shitjen e biletave të Përfaqësueses së Kosovës, “tiks.app” vazhdon të mbetet e bllokuar.

Gjatë ditës së djeshme (e martë) ishte afati zyrtar nga ora 16:00 për fillimin e shitjes së biletave për takimin e Kosovës ndaj Anglisë. Megjithatë, faqja për shitjen e tyre, “tiks.app” ka qenë e bllokuar thuajse gjatë gjithë kohës duke ia pamundësuar qytetarëve blerjen e biletave. Faqja “tiks.app” ka dalë dy herë me komunikatë se kishin sulme kibernetike dhe kjo ka pamundësuar shitjen e rregullt të biletave. Në anën tjetër, njohës të çështjeve kanë thënë se kjo po bëhet me qëllim dhe se faji nuk është tek sulmet kibernetike.

Edhe sot gjatë mëngjesit, “tiks.app” vazhdon të ketë probleme teknike dhe qasja në blerjen e biletave është e pamundur për qytetarët. 

(Kosova Sot Online )