Inter Miami e do Modricin

  • 13 November 2019 - 17:36
Inter Miami e do Modricin

Mesfushori kroat mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin amerikan të futbollit – MLS

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Luka Modricit në futbollin evropian.

Mesfushori kroat ka luajtur me sukses në dekadën e fundit në Tottenham dhe Real Madrid, ku ka fituar thuajse gjithçka.

Nënkampioni i botës me Kroacinë pritet të largohet nga “Los Blancos”, gjatë janarit apo verës së ardhshme.

Veteranin e mesfushës e duan në Itali, Interi dhe Milani, por së fundmi e ka marrë një oferta nga përtej Atlantikut.

Programi “El Chiringuito” shkruan se ekipi nga kampionati amerikan i futbollit – MLS, Inter Miami e do Modricin për sezonin e ardhshëm.

Mbetet të shihet nëse përfaqësuesi kroat dëshiron të qëndrojë ende në futbollin evropian apo jo. 


(Kosova Sot Online)