Sekreti i sulmuesit Haaland: Fle me 5 topa në shtrat

  • 13 nëntor 2019 - 18:59
Sekreti i sulmuesit Haaland: Fle me 5 topa në shtrat

Ai është vetëm 19 vjeç dhe ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të sezonit 2019-2020, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të futbollit europian e botëror. Bëhet fjalë për sulmuesin norvegjez që aktivizohet me austriakët e Salzburgut, Erling Haaland.

Në një intervistë për mediat norvegjeze, sulmuesi 19-vjeçar tregoi se fle gjumë me 5 topa futbolli, të cilët i ka marrë duke shënuar 5 tripleta këtë sezon dhe se kënaqësinë më të madhe e ka kur arrin të shënojë gola.

“Kënaqësia më e madhe është kur arrin të shënosh gol. Unë jam i qetë dhe bëj një gjumë të qetë. Në shtratin tim janë edhe 5 topa futbolli, që i kam fituar gjatë këtij sezoni” tregoi bomberi norvegjez, i cili më pas shtoi se nuk dëshiron të komentojë zërat e merkatos.

Për Haaland kanë shfaqur interes klube të ndryshme si Barcelona, Juventus, Real Madrid, Manchester United, Liverpool, etj., teksa verën e ardhshme pritet një ankand i vërtetë për blerjen e kartonit të tij.

(Kosova Sot Online)