Ibrahimovic konfirmon largimin nga LA Galaxy: S’ka përse, tani shikoni bejsboll

  • 14 November 2019 - 09:48
Ibrahimovic konfirmon largimin nga LA Galaxy: S’ka përse, tani shikoni bejsboll

Zlatan Ibrahimovic e ka konfirmuar largimin e tij nga LA Galaxy, duke i falënderuar tifozët dhe duke thënë: “Vajta, Pashë, Fitova”.

Suedezi 38-vjeçar do të largohet nga LA Galaxy sapo t’i përfundojë kontrata me klubin amerikan, në fund të këtij viti, duke i dhënë kështu fund karrierës 18-vjeçare në MLS.

Gjatë ditëve të fundit kishte pasur spekulime se ai mund ta nënshkruajë një kontratë të re me LA Galaxy, mirëpo komentet e tij të fundit, të bëra në stilin e vetë Zlatanit, e konfirmojnë se ai do ta vazhdojë karrierën e vet diku tjetër.

“Vajta. Pashë. Fitova. Faleminderit LA Galaxy që më bëre të ndihem i gjallë sërish”, shkroi Ibrahimovic në Twitter.

“Për tifozët e Galaxy – ju e deshët Zlatanin, unë ua dhashë Zlatanin. S’ka përse. Historia vazhdon… tani kthehuni të shikoni bejsboll”.

Edhe Galaxy e ka konfirmuar se Ibrahimovic dhe klubi kanë arritur marrëveshje të përbashkët për t’i ndarë rrugët.

“Ne do të donim ta falënderojmë Zlatanin për kontributin e dhënë për LA Galaxy dhe Major League Soccer”, tha presidenti i klubit, Chris Klein. 

(Kosova Sot Online)