Rockets triumfon kundër Clippers, shkëlqen Hardeni

  • 14 November 2019 - 12:55
Rockets triumfon kundër Clippers, shkëlqen Hardeni

James Harden shkëlqeu me plot 47 pikë të shënuara në fitoren e Houston Rockets me rezultat 102:93 kundër Los Angeles Clippers të mërkurën.

Pasi Kawhi Leonardi ua dha Clippers epërsinë 86:85 me një kosh të tij, Harden iu përgjigj në mënyrë mbresëlënëse duke ia kthyer epërsinë 90:86 Rockets. Me vetëm 90 sekonda të mbetura në lojë, Harden u tregua i saktë nga një trepikësh për ta vulosur fitoren e Rockets.

Trajneri i Clippers, Doc Rivers, u largua nga ndeshja menjëherë pas kësaj. Me këtë fitore, Houstoni e arriti fitoren e pestë radhazi. Harden ishte i saktë në 7 nga 13 trepikëshat e tentuar, i bëri shtatë asiste dhe shtatë kërcime.

Russell Westbrook i Rockets i shtoi 17 pikë, përkundër që nuk u tregua mjaft i saktë në gjuajtje, ndërsa Clint Capela arriti t’i bëjë 20 kërcime për të tretën ndeshje radhazi. Leonardi ishte më i miri te Clippers me 26 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asiste.

Rezultatet e tjera të ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë:

Celtics 140, Wizards 133

Grizzlies 119, Hornets 117

Timberwolves 129, Spurs 114

Lakers 120, Warriors 94

Raptors 114, Trail Blazers 106

Magic 112, 76ers 97

(Kosova Sot Online)