Kosova luan kundër Çekisë me fanella speciale

  • 14 November 2019 - 18:54
Kosova luan kundër Çekisë me fanella speciale

Kosova do të paraqitet sonte me fanella të bardha në ‘Doosan Arena’.

Kjo do të jetë hera e parë që ‘Dardanët’ do t’i bartin fanellat e reja të prodhuara nga kompania e veshmbathjeve, ‘Fourteen’.

Sonte, kundër Çekisë, Kosova do të jetë edhe pa Vedat Muriqin dhe Herolind Shalën, derisa Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu vazhdojnë të jenë jashtë për shkak të lëndimeve më të rënda.

Nëse Kosova s’e arrin kualifikimin në këtë mënyrë në Evropian, e ka të siguruar një vend në play-offs, si fitues i Grupit D3 të Ligës së Kombeve.

Image

Kosova mund të ëndërrojë për EURO 2020 edhe nëse pëson disfatë sonte në Çeki, pasi që e ka një vend të siguruar në play-offs për kualifikim në Evropian.

Play-offs do të zhvillohen përmes gjysmëfinaleve dhe një finale. Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, që luan si vendase. Nëse fiton, në finale e pret Gjeorgjia ose Bjellorusia. 

(Kosova Sot Online)