Ultrasit e Çekisë marrin përgjegjësinë për rrahjen e dardanëve

  • 14 November 2019 - 20:19
Ultrasit e Çekisë marrin përgjegjësinë për rrahjen e dardanëve

Grupe të tifozëve të disa ekipeve çeke e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet fizike ndaj tifozëve dardanë pak orë para ndeshjes për kualifikime në Euro 2020 mes Kosovës e Çekisë, që luhet në Plzen.

Faqja “hooligans.cz” ka shkruar se ultrasit e Brnos dhe Plzenit kanë sulmuar tifozët e Kosovës dhe menjëherë ka ndërhyrë policia çeke.

Kjo faqe, në Facebook ka postuar fotografi të disa tifozëve të maskuar që bartnin flamujt serbë e çekë dhe me shkrimin “S’ka dorëzim” mbi hartën e Kosovës.

Media ka raportuar pak caste më parë se tifozë të Kosovës janë sulmuar fizikisht nga tifozët çekë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by správce3 (@hooligans.cz) on

(Kosova Sot Online)