Heroi i Çekisë, Kral: Nuk kanë rëndësi golat, e rëndësishme fitorja dhe kualifikimi

  • 15 November 2019 - 08:54
Heroi i Çekisë, Kral: Nuk kanë rëndësi golat, e rëndësishme fitorja dhe kualifikimi

Mesfushori i Përfaqësueses së Çekisë, Alex Kral ndihet i lumtur me fitoren ndaj Kosovës në Plzen dhe kualifikimin e vendit të tij në Euro 2020.

Çekia arriti të mposht me rikthim Kosovës me rezultat 2-1 në një ndeshje të bukur të zhvilluar në Doosan Arena të Plzenit. Pas ndeshjes, heroi çek, Kral ka folur për fitoren, vështirësitë dhe gëzimin për kualifikim në Evropian. “Më e rëndësishmja ishte reagimi ndaj golit të Kosovës. Ne nuk filluam të çmendemi pas golit të tyre, por vazhduam të luanim atë që bëmë që nga minuta e parë. Falë kësaj, ne shënuam të dy golat”, ka thënë fillimisht Kral. “Mendova se goli i dytë ishte i imi gjithashtu”, përshkroi ai momentet e menjëhershme pas golit të minutës së 80-të.

“Por, ndërsa festova, Ondrej Celustka më tha që goli ishte i tij. Prandaj i thashë: Mos thuaj asgjë!”.“Gjëja e rëndësishme është që goli u shënua dhe që arritëm në Euro”, përfundoi heroi i Çekisë. Me këtë fitore, Çekia siguron kalimin në Euro së bashku me Anglinë, ndërsa Kosova do ta kërkoj kualifikimin nga Liga e Kombeve.

(kosova Sot Online )