Dortmundi futet në garë për Giroud

  • 15 November 2019 - 10:10
Dortmundi futet në garë për Giroud

Sulmuesi francez është i pakënaqur me situatën e tij aktuale tek Chelsea

Olivier Giroud nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale tek Chelsea.

Sulmuesi francez nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin e Frank Lampardin dhe mund të largohet nga Londra në janar.

Dhe, mediat britanike shkruajnë se interesim për kampionin e botës me Francën së fundmi ka shfaqur Borussia Dortmundi.

Sipas mediumit “The Mirror”, klubi gjerman e kishte kërkuar ish-sulmuesin e Arsenalit edhe gjatë verës.

Tash, Verdhezinjtë do ta nisin një tjetër ofanzivë për Giroud, për të cilin do t’i ofrojnë 7 milionë euro.

Përndryshe, interesim për sulmuesin shtatlartë ka shfaqur edhe Interi, i cili po e kërkon një sulmues për pjesën e dytë të sezonit.

(Kosova Sot Online)