Zbulohet agjenda e Kosovës para lojës me Anglinë

  • 15 November 2019 - 16:28
Zbulohet agjenda e Kosovës para lojës me Anglinë

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar sot agjendën e Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes së të dielës me Anglinë.

“Dardanët” do ta presin fuqinë botërore në mbyllje të kampanjës kualifikuese për Euro 2020.

Verdhekaltrit e zhvilluan mbrëmë ndeshjen me Republikën Çeke, nga e cila humbën 1:2, ndërsa janë kthyer në mesnatë në atdhe.

Ekipi i Bernard Challandes do ta zhvillojë sot një seancë stërvitore nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Ndërkaq, trajneri Challandes do ta mbajë nesër një konferencë për shtyp nga ora 17:15, kurse Kosova do të ushtrojë nga ora 18:00.

E anglezët nuk do të ushtrojnë fare në Kosovë, por vetëm do ta mbajnë një konferencë për shtyp nga ora 19:30. 

(Kosova Sot Online)