Aplikacion i ri për analizën e ndeshjeve në kohë reale

  • 15 November 2019 - 19:31
Aplikacion i ri për analizën e ndeshjeve në kohë reale

Seria A njoftoi se “Trajneri Virtual i Futbollit”, një program i ri që ofron analizë të ndeshjeve në kohë reale, do të vihet në dispozicion të trajnerëve të ekipit.

Programi u prezantua sot në “Simpoziumin e Teknologjisë së Sporteve Barca” në Barcelonë.

Programi u zhvillua nga Math & Sport, një grup matematicienësh me qendër në Universitetin Politeknik të Milanos. 

Në fillimin e gjysmës së dytë të Ligës, më 19 janar, trajnerët në Serinë A do të pajisen me një tablet ku mund të ndjekin dhe rregullojnë statistikat e lojës ndërsa ajo është duke u zhvilluar.

“Seria A është kampionati më i fortë dhe më i vështirë në botë. Trajnerët dallohen për njohuritë e tyre të jashtëzakonshme teknike dhe taktike, por së shpejti ata do të kenë në dispozicion një mjet të ri për t’i mbështetur në vendimet që do të merren gjatë lojës”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Serisë A, Luigi De Siervo.

(Kosova Sot Online)