Austria e mund me rezultat të thellë Kosovën

  • 15 November 2019 - 20:06
Austria e mund me rezultat të thellë Kosovën

Kosova U21 ka pësuar humbje të thellë në udhëtim tek Austria U21 në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Vendasit arritën të arkëtojnë pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4:0.

Ishte Raguz ai që shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 14. 

Më pas, dy gola i shënoi Friedl në minutën e 20 dhe 69.

Kurse golin e fundit në këtë përballje e shënoi Lovriq nga penaltia në minutën e 74.

Rastin më të mirë për “Dardanët” e pati Valdrin Mustafa, i cili në fund të ndeshjet përkundër që e kaloi edhe portierin nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Image

(Kosova Sot Online)