Hainer ia merr Hoenessit postin e presidentit të Bayernit

  • 16 November 2019 - 08:44
Hainer ia merr Hoenessit postin e presidentit të Bayernit

Herbert Hainer është konfirmuar si presidenti i ri i Bayernit Munichut. Ish-shefi i Adidasit ishte dominuar nga vetë Uli Hoeness në gusht, kur legjenda e Bayernit bëri të ditur se do të largohej nga posti i presidentit.

Gjatë takimit të përgjithshëm të bordit drejtues të Bayernit të premten, për Uli Hoenessin u ngritën të gjithë në këmbë, në ditën e fundit të tij si president në Allianz Arena.

67-vjeçari i cili do të vazhdojë me rolin e tij në bordin mbikëqyrës të klubin deri në nëntor të vitit 2023, ka qenë i përfshirë në Bayern që 49 vjet.

Hoeness kishte qenë lojtar i Bayernit, mirëpo një lëndim e detyroi atë të pensionohet në moshën 27-vjeçare. Pas kësaj, ai e mori rolin e menaxherit të përgjithshëm të klubit.

Presidenca e tij ka sjellë rreth 21 trofe të mëdha, përfshirë këtu tripletën e sezonit 2012/13 dhe shtatë tituj radhazi të Bundesligës.

Ai dha dorëheqje në vitin 2014, pasi u dënua me tre vjet e gjysmë burgim për evazion fiskal, mirëpo u rizgjodh në nëntor të vitit 2016, nëntë muaj pasi u lirua nga burgu.

Karl-Heinz Rummenigge e tregoi përkrahjen e tij për Hainerin që të jetë një president i ri i mirë dhe e lavdëroi edhe pasardhësin e tij në të ardhmen, Oliver Kahnin, i cili pritet ta marrë atë rol në vitin 2022. 

(Kosova Sot Online )