Danilo: Ronaldo më tha se nëse do të ishte brazilian, do t’i fitonte pesë Kupa të Botës

  • 17 November 2019 - 08:24
Danilo: Ronaldo më tha se nëse do të ishte brazilian, do t’i fitonte pesë Kupa të Botës

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo ka treguar se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, i ka thënë atij se Brazili do të kishte fituar pesë Kupa të Botës nëse ai do të kishte qenë pjesë e Seleçaos.

Danilo bëri të ditur këtë gjë gjatë një interviste për mediumin DAZN Brazil, pasi u ribashkua me CR7 këtë sezon te Zonja e Vjetër.

Ai tregoi se ndihet mirë që u bashku me të tek klubi italian, ndërsa foli edhe për apetitet e tij për trofe.

“E njoha atë nga koha jonë në Real Madrid dhe ishte mirë të bashkohesha me të te Juve”, ka thënë fillimisht Danilo.

“Së bashku me cilësinë e tij të shkëlqyeshme, Ronaldo e ka këtë vëmendje për detaje që vërtet shpjegojnë rezultatet që ai ka arritur”.

“Ai madje më tha që, nëse ai të kishte luajtur për Brazilin, ne do të kishim fituar tashmë pesë Kupa të Botës”, përfundoi braziliani.

Brazili ka fituar më shumë edicione të Kupës së Botës se çdo komb tjetër – i ndjekur nga Italia dhe Gjermania në nga katër.

Cristiano Ronaldo ndihmoi Portugalinë të fitojë Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe ka shënuar tashmë 98 gola për vendin e tij.

(Kosova Sot Online)