E famshme vetëm pse është tifoze e Juves, mbi 70 mijë ndjekës brenda javës

  • 17 November 2019 - 13:14
E famshme vetëm pse është tifoze e Juves, mbi 70 mijë ndjekës brenda javës

Tifozët bardhezi kanë ende para syve atë mrekulli të Paulo Dybalas në “Allianz Stadium”, kundër Milanit, pas driblimit që i bëri Alessio Romagnolit.

Regjia ofroi disa këndvështrime në rastin e golit, por fiksoi edhe një tifoze, deri në atë moment e panjohur, që u bë e famshme thjesht nga prania e saj në një ndeshje futbolli.

Vajza në fjalë quhet Francesca Tajè, një studente 21-vjeçare, që është e apasionuar pas “Zonjës së vjetër”. Popullariteti i i saj është rritur në mënyrë eksponenciale, pasi brenda javës numri i ndjekësve të saj ka shkuar në më shumë se 7 mijë në 80 mijë.

“Më vijnë mesazhe nga e gjithë bota, jam e nderuar dhe për këtë duhet t’ju falënderoj. Të shohim se si do të shkojnë gjërat,” – deklaroi studentja 21-vjeçare.

(Kosova Sot Online)