“Kurrë s’kam menduar se do të vijë dita të them ‘sa keq që s’jam në Kosovë’”

  • 17 November 2019 - 16:45
“Kurrë s’kam menduar se do të vijë dita të them ‘sa keq që s’jam në Kosovë’”

Udhëtimi për në Kosovë për të shikuar sfidën mes ‘Dardanëve’ dhe ‘tre Luanëve’ që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndoshta është më i miri për tifozët anglezë.

Të paktën kështu ata thonë nëpër intervista të ndryshme, nëpër rrjete sociale do të jetë më i miri

“Pritja nga Kosova, është thjesht e mrekullueshme”, “Kurrë s’kam menduar se do të vijë dita të them ‘sa keq që s’jam në Kosovë’”, ishin disa nga postimet e shumta të tifozëve të Anglisë. Kishte edhe nga ata që thoshin: “Kam udhëtuar mbi 30 vende nëpër botë, por pritje si në Kosovë s’kam parë askund”.

Tifozët anglezë nëpër rrjete social e intervista ne media vazhdimisht, gjatë ditës së premte, e të shtune kanë bërë postime të shumta duke treguar se si janë duke u pritur në Kosovë dhe se qytetarët e Prishtinës po i qerasnin ata me birra.

Tifozët dhe qytetarët e Kosovës po kujdesen në maksimum që tifozët, qytetarë të vendit që ndihmoi në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, të kalojnë sa më mirë dhe të shijojnë qëndrimin në Kosovë, në veçanti në Prishtinë.

Është organizuar një pritje madhështore për udhëtarët nga Anglia, duke vendosur banerë e slogane të mëdha në kryeqytet, me mbishkrime si ‘respekt’, ‘mirësevini’ e shumë të tjera, derisa kanë festuar së bashku nëpër lokalet e Prishtinës.

Natyrisht, këto u pëlqyen edhe stafit të Kombëtares së Anglisë, veçanërisht trajnerit, që mbrëmë në konferencë për media, tha se shpreson të shohë atmosferë e mbështetje të tillë edhe në ‘Fadil Vokrri’. 


(Kosova Sot Online)