Rashica flet për ndeshjen kundër Anglisë: Rezultati nuk është shumë real

  • 17 November 2019 - 20:25
Rashica flet për ndeshjen kundër Anglisë: Rezultati nuk është shumë real

Sulmuesi i kombëtares, Milot Rashica, ka folur rreth ndeshjes me Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Kosova humbi 0-4 ndaj anglezëve, e Rashica tregon çfarë u mungoi dardanëve.

“Po besoj e nisëm pjesën e parë shumë më mirë se sa ndeshjen e kaluar. Po të kishim luajtur ndaj Cekizë, rezultati do të ishte ndryshe”, ka thënë Rashica.

Ai thotë se megjithatë lojën që Kosovqa e luajti, nuk përkon me rezultatit, pasi Rashica beson që Kosova pati ndeshje të mirë.  

“Rezultati nuk është shumë real me lojën. Deri sa e morëm golin e parë, ne patëm më shumë raste. Ata i shfrytëzuan rastet. Pastaj, në pjesën e dytë nuk ishim shumë e fokusuar”, ka thënë Rashica. 

(Kosova Sot Online)