Challandes në Shkup për ta studiuar Maqedoninë

  • 18 November 2019 - 17:40
Challandes në Shkup për ta studiuar Maqedoninë

Për Challandes s’ka pushim. Do të shikojë nga afër në Shkup kundërshtarin e radhës të Kosovës, Maqedoninë…

Ëndrra e Kosovës për ‘Euro 2020’ nuk është vetëm një ëndërr pasi ani pse përfunduar të tretit në Grupin A, ende kanë shanse për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

‘Dardanët’ janë në ‘play-off’ të Nations League. Ata, në gjysmëfinale do të kenë punë me Maqedoninë.

Pikërisht për këtë, një ditë pas humbjes 0-4 në ‘Fadil Vokrri’ nga Anglia, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka udhëtuar tashmë për Maqedoni.

Ai do të jetë në Shkup të martën mbrëma për të përcjellë nga afër ndeshjen mes Maqedonisë dhe Izraelit.

Këtë e konfirmoi vet mbrëmë Challand për Super Sport.

“Tani duhet të shkoj në Shkup që të martën, duhet të studioj gjithçka”, tha ai, që do të tentojë të blejë rivalin e ardhshëm të Kosovës.

Në rast të fitores kundër Maqedonisë, Kosova më pas në finale do të ketë punë me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi.

Me një fjalë, ëndrra vazhdon për Kosovës, Kampionati Evropian është 180 minuta larg.

(Kosova Sot Online)