Cavani e konfirmon zënkën me Messin: I kërkova të rrihemi

  • 19 November 2019 - 12:16
Cavani e konfirmon zënkën me Messin: I kërkova të rrihemi

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, e ka konfirmuar se ai e kishte pasur një shkëmbim të zjarrtë fjalësh me Lionel Messin gjatë barazimit 2:2 në miqësoren mes Uruguait dhe Argjentinës të hënën, pasi u raportua se ai i kishte ofruar argjentinasit të rriheshin.

Gjatë pjesës së parë, kur Uruguai kishte qenë në epërsi falë një goli të Edinson Cavanit, Lionel Messit kishte reaguar i zemëruar pas një ndërhyrjeje nga mesfushori i Uruguait, Matias Vecino.

Pas konfrontimit, Ole raportoi se Cavani e kishte pyetur Messin: “A dëshiron të rrihemi?”, ndërsa ylli i Barcelonës i ishte përgjigjur: “Kurdo që të duash, kurdo që të duash”.

Dyshja më vonë nga Luis Suarezi i Uruguait, bashkëlojtar i Messit në Barcelonë, përderisa edhe mbrojtësi Diego Godin tentoi t’i qetësojë lojtarët.

Kur u pyet për këtë incident pas ndeshjes, Cavani e konfirmoi se kishte pasur konfrontim mes dyshes, por ai tentoi ta ulë vlerën e atij incidenti.

“Po, kështu është futbolli. Kështu janë ndeshjet e Clasicos (përballjes mes Argjentinës dhe Uruguait). Ky është futbolli”, tha Cavani, kur u pyet për incidentin, pas ndeshjes.

Argjentina e barazoi rezultatin përmes një goli të Sergio Aguero, mirëpo Uruguai kaloi sërish në epërsi përmes golit të shënuar nga gjuajtja e lirë nga Luis Suarezi.

Megjithatë, Messi qeshi i fundit, pasi që ai arriti të tregohet i saktë nga pika e penalltisë, për t’u siguruar që Uruguai të mos largohet nga ajo përballje me një fitore.

Goli i barazimit, i shënuar nga Messi në minutat e fundit të ndeshjes, bëri që Argjentina të mbetet e pamposhtur nga Uruguai që katër ndeshje. 

(Kosova Sot Online )