Paqarada tallet me mënyrën se si e dribloi Rashfordi Halimin

  • 19 November 2019 - 13:22
Paqarada tallet me mënyrën se si e dribloi Rashfordi Halimin

Leart Paqarada e ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet Besar Halimi duke rrëshqitur derisa atë e driblon Marcus Rashford në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Leart Paqarada është tallur me shokun e tij të Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi.

Në fakt, mesfushori Halimi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe në një rast u driblua nga zëvendësuesi tjetër, Marcus Rashford.

Halimi në atë rast rrëshqiti dhe përfundoi në tokë dhe kjo e ka bërë të qeshet mbrojtësin e majtë të Kosovës, i cili e ka postuar videon në Instastory, duke e përqeshur shokun e tij, ndërsa i ka vendosur edhe disa ski, duke menduar për rrëshqitjen e Halimit si në borë.

“Rrëshqitje”, ka shkruar Paqarada, i cili ishte në dispozicion të trajnerit Challandes në dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë

(Kosova Sot Online )