Nëna e Mbappes, Lamari: Djali im nuk do të vazhdojë kontratën me PSG-në

  • 19 November 2019 - 13:37
Nëna e Mbappes, Lamari: Djali im nuk do të vazhdojë kontratën me PSG-në

Real Madridi ka marrë një lajm fantastik nga nëna e Kylian Mbappes, Fayza Lamari.

Ajo ka zbuluar se djali i saj nuk do të vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin. “Qetësohuni, Kylian nuk do të nënshkruajë kontratën e re me PSG”, ka thënë nëna e sulmuesit francez.or, skuadra franceze nuk do ta lejojë edhe aq lehtë largimin e Mbappes, që është aktualisht lojtari i tyre kryesor në skuadër.

Image

Sipas mediave në Francë, kampioni i Ligue 1 kërkon hiq më pak se 300 milionë euro nga shitja e fituesit të Kupës së Botës.  Los Blancos do të fillojnë largimin e disa lojtarëve që nuk janë në planet e tyre si, Gareth Bale, James Rodriguez, Isco Alarcon e Lucas Vazquez.

E këto largime, madrilenët shpresojnë që ta transferojnë Mbappen, që shihet si një lojtar që mund t’i afrohet nivelit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, pasi është vetëm 20 vjeç. 

(Kosova Sot Online )