Mourinho së shpejti do të kthehet në Old Trafford, tani si trajner i Tottenhamit

  • 20 November 2019 - 09:45
Mourinho së shpejti do të kthehet në Old Trafford, tani si trajner i Tottenhamit

Jose Mourinho do të jetë i ulur në pjesën e ekipit mysafir në tribunat stadiumit Old Trafford më 4 dhjetor, kur klubi i tij i ri, Tottenhami, do të përballet me Manchester Unitedin.

56-vjeçari Jose Mourinho do të përballet së shpejti me ish-klubin e tij, në atë që premton të jetë një ndeshje interesante në Premierligë, në fillim të muajit të ardhshëm.

Portugezi, 55-vjeçar, nënshkroi marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri i Tottenhamit të mërkurën në mëngjes. Kjo kontratë e tij është e vlefshme deri në fund të sezonit 2022/23.

Mourinho kishte qenë pa punë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, pasi “Djajtë e kuq” kishin hyrë në një krizë në fillim të sezonit 2018/19. Ai u shkarkua pas disfatës 3:1 kundër Liverpoolit në dhjetor.

Tani, Mourinho do të tentojë t’i bindë “Djajtë e kuq” se ata e kishin marrë vendimin e gabuar, duke i mposhtur ata në shtëpi në ndeshjen e 5 dhjetorit, të vlefshme për Premierligë.

Tre-herë fituesi i Premierligës dhe dy-herë fituesi i Ligës së Kampionëve është shprehur më se i gatshëm t’i kthehet botës së futbollit me Tottenhamin.

“Jam i emocionuar që po i bashkohem një klubi me një trashëgimi kaq të mrekullueshme dhe tifozë kaq të pasionuar”, u shpreh Mourinho në deklaratën e tij të parë si trajner i Tottenham.

“Cilësia në skuadër dhe në akademi më emocionon mua. Të punoj me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr mua të vij këtu”. 

(Kosova Sot Online )