Trajneri i Maqedonisë tregon planin për ta mposhtur Kosovën

  • 20 November 2019 - 13:20
Trajneri i Maqedonisë tregon planin për ta mposhtur Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Maqedonisë, Igor Angelovski, ka thënë se ai do të përgatitet me lojtarët e rinj dhe me ata me më shumë përvojë të skuadrës së tij për ta mposhtur Kosovën dhe për ta arritur një vend në EURO 2020.

Humbja e Kosovës në Çeki me rezultat 2:1 bëri që skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes ta ketë të pamundur ta sigurojë kualifikimin nga Grupi A në Kampionatin Evropian 2020, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së fundit, kundër Anglisë.

Në fund, Kosova pësoi disfatë edhe kundër Anglisë në shtëpi, me rezultat 4:0, duke e mbyllur kështu kampanjën kualifikuese në EURO 2020 përmes Grupit A.

Megjithatë, tani “Dardanët” e kanë edhe një mundësi për ta zënë një vend në EURO 2020, përmes fazës së play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të përballen me Maqedoninë, ndërsa në finale i pret ose Bjellorusia ose Gjeorgjia.

“Ne arritëm ta sigurojmë vendin e tretë në grupin tonë. Nuk mund të isha më i kënaqur sesa kaq, duke marrë parasysh gjithçka që po ndodhte në kampanjën kualifikuese. Ne fituam pikë, si me fitoren kundër Izraelit, por s’na lejohej të humbnin në shtëpi kundër Polonisë”, ka thënë Angelovski.

“Megjithatë, është kënaqësi të punosh me këta lojtarë, megjithatë ne ende nuk kemi bërë asgjë. Gjëja më e rëndësishme është që të shkojmë dhe të luajmë në Kampionatin Evropian”.

“Unë dua të jemi mirë para ndeshjen me Kosovën, veçanërisht të përgatitemi me lojtarët e rinj dhe me ata që i kemi pasur në të kaluarën. Natyrisht, unë shpresoj se të gjithë do të luajnë sa më shumë minuta për klubet e tyre”.

“Vetëm atëherë ne do ta kemi një mundësi të mrekullueshme për të triumfuar kundër Kosovës dhe ta arrijmë finalen. Është herët të flasim deri në mars, por disa detaje do ta vendosin ndeshjen”. 

(Kosova Sot Online)