Gotze mund të largohet nga Dortmundi

  • 20 November 2019 - 15:05
Gotze mund të largohet nga Dortmundi

E ardhmja e mesfushorit gjerman është e lidhur me atë të trajnerit aktual, Lucien Favre.

Mario Gotze mund të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të këtij sezoni.

Mesfushori gjerman do ta bënte këtë mbi të gjitha nëse në klubin Verdhezi mbetet trajneri Lucien Favre.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi gjerman, “Bild”.

27 vjeçari është larg ekipit startues nën drejtimin e Favre dhe do ta kërkojë mundësinë për të luajtur rregullisht në një ekip tjetër.

Nga 11 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, Gotze i ka luajtur vetëm një herë 90 minuta të plotë.

Gotze mund të largohet nga Dortmundi për herë të dytë në karrierë pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe vite më parë, kur i ishte bashkuar Bayern Munichut. 

(Kosova Sot Online)