Pamje nga qendra e re stërvitore e Liverpoolit, që kushtoi 50 milionë funte

  • 20 November 2019 - 15:19
Pamje nga qendra e re stërvitore e Liverpoolit, që kushtoi 50 milionë funte

Qendra e re stërvitore e Liverpoolit, që kushtoi 50 milionë funte, do të kompletohet në kohë fillimin e sezonit të ardhshëm 2020/21.

Punimet në qendrën e re stërvitore të Liverpoolit janë ende duke vazhduar dhe pamjet e reja e tregojnë progresin që është bërë në këtë vend dhe se si pritet të  duket ky kamp kur të përfundojë plotësisht, në verën e vitit 2020.

Qendra e re 9200 metra katrorësh është e vendosur në Kirkby dhe madhësia e saj ia mundëson Liverpoolit që për herë të parë në histori të klubi të stërvitet edhe ekipi i parë e edhe akademia e klubit në të njëjtin vend.

Progresi në punë gjatë javëve të fundit ka qenë i madh, pasi që tani është përfunduar puna me tulla në pjesën e jashtme dhe kanë filluar punimet në pjesën e brendshme të ndërtesave.

Në qendër përfshihen dy dhoma për ushtrime fizike, një sallë sportive brenda, një pishinë, një kompleks për hidroterapi dhe suita të specializuara sportive për rehabilitim. Do të ketë edhe studio televizive, zona për konferenca për shtyp, zyre si dhe fusha jashtë ndërtesës, ku mund të luajnë fëmijët. 

(Kosova Sot Online)