Duka tregon të ardhmen e Edoardo Reja

  • 20 November 2019 - 19:01
Duka tregon të ardhmen e Edoardo Reja

Edoardo Reja nuk e rrezikon aspak stolin e kombëtares shqiptare madje rinovimi duket i sigurtë.

Fjalë këto të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka për mediat italiane dhe më konkretisht për Radio Punto Nuovo.

“Nuk rrezikon aspak, Reja ka bërë një punë të mirë. Sigurisht që edhe ai ka një pjesë të fajit për rezultatet e ndeshjeve të fundit ashtu si të gjithë ne. Me Andorrën duhet të bënin diçka më shumë e kemi nënvlerësuar, megjithatë Reja nuk rrezikon”.

Më pas Duka ka bërë edhe një analizë për lojtarët që Shqipëria ka në përbërje.

”Kemi shumë lojtarë që luajnë në Serie A dhe Serie B, janë futbollistë të mirë, por nuk e di ndoshta skuadrat e tjera janë më të forta(qesh)”.

Me këto deklarata gjithçka të bën të mendosh se FSHF është në bisedime me Rejan dhe shumë shpejt deo të hidhet firma mbi kontratën e re, mbetet për t’u parë nëse ajo do të jetë 2-vjeçare apo 4-vjeçare.


(Kosova Sot Online)