Mesazhi prekës i Pochettinos për lojtarët para se të shkarkohej

  • 22 November 2019 - 08:44
Mesazhi prekës i Pochettinos për lojtarët para se të shkarkohej

Trajneri i shkarkuar i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, e kishte lënë një mesazh shumë prekës për ish-lojtarët e tij në zhveshtore, pasi që nuk kishte arritur t’u thoshte të gjithëve lamtumirë drejtpërdrejt.

Strategu argjentinas u shkarkua nga pozita e tij në klubin londinez të martën në mbrëmje, ndërsa Jose Mourinho u emërua në postin e trajnerit të ri të nesërmen në mëngjes.

Pasi që shumica e lojtarëve të tij kishin qenë ende bashkë me ekipet kombëtare kur ai u shkarkua nga posti i tij, Pochettino u detyrua ta shkruajë një mesazh lamtumirës në një tabelë në qendrën stërvitore të klubit.

Ndihmëstrajneri i Pochettinos, Jesus Perez, i cili gjithashtu u largua nga klubi, e përdori llogarinë e tij në Twitter për ta publikuar një fotografi të Pochettinos duke shkruar në tabelë, bashkë me mesazhin përfundimtar.

“Një falënderim të madh për të gjithë juve. Ne nuk mund t’ju themi lamtumirë… Do të jeni gjithmonë në zemrat tona”, shkroi Pochettino në tabelë.

Jesus Perezë@jesus_perez

#COYS.

78.3K

10:54 PM - Nov 21, 2019

Twitter Ads info and privacy

18.4K people are talking about this

Nën udhëheqjen e Pochettinos gjatë kësaj periudhe, Tottenhami përfundoi në top katërshe të Premierligës katër herë, si dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19. Tani, në pozitën e Pochettinos është emëruar Jose Mourinho, i cili në dhjetor të vitit të kaluar u shkarkua nga Manchester Unitedi.

Derisa Tottenhami pati një sezon të suksesshëm në Evropë edicionin e kaluar, forma e tij në ligë ka qenë tejet e dobët shumicën e vitit 2019. Që prej fitores 3:1 kundër Leicester City më 10 shkurt, Tottenhami i ka fituar vetëm gjashtë nga 24 ndeshjet e fundit në Premierligë.

Momentalisht, Tottenhami renditet në pozitën e 14-të në Premierligë.

(Kosova Sot Online )