Giannis Antetokounmpo arrin “triple-double” në fitoren e Bucks

  • 22 November 2019 - 13:31
Giannis Antetokounmpo arrin “triple-double” në fitoren e Bucks

Giannis Antetokounmpo e arriti një “triple-double” për herë të dytë këtë sezon dhe Milwaukee Bucks e mposhtën Portland Trail Blazers së Carmelo Anthonys me rezultat 137:129.

Antetokounmpo kontribuoi me 24 pikë, 19 kërcime dhe 15 asiste për t’ia dhënë Bucks fitoren e gjashtë radhazi. Antetokounmpo, i cili arriti “triple-double” edhe në ndeshjen hapëse të këtij sezoni të NBA, e ka arritur këtë statistikë mbresëlënëse 16 herë në karrierë. Në ato ndeshje, Milëaukee ka fituar 14 herë, ndërsa i ka humbur dy tjerat.

Eric Beldsoe i shtoi 30 pikë dhe gjashtë asiste në ndeshjen që përfundoi me më së shumti pikë të shënuara nga Bucks këtë sezon.

Pasi i shënoi 10 pikë në 24 minutat e ndeshjet debutuese të tij për këtë sezon, të martën kundër Pelicans – Anthony i shënoi dhjetë pikë në pjesën e parë të ndeshjes së mbrëmshme. Ai e mbylli ndeshjen me 18 pikë dhe shtatë kërcime për Blazers, të cilëve u mungonin Hassan Whiteside, Damian Lillard, Zach Collins dhe Jusuf Nurkic.

CJ McCollum i shënoi 37 pikë për Portland. Skal Labissiere e mbylli ndeshjen me 22 pikë, 12 kërcime dhe pesë bllokime.

Pelicans 124, Suns 121

Brandon Ingram i shënoi 15 nga 28 pikët e tij në çerekun e katërt të ndeshjes dhe JJ Redick kontribuoi me 26 pikë, për t’ia dhënë Neë Orleansit fitoren e tretë radhazi.

Jrue Holiday i mori 23 pikë dhe nëntë asiste për Pelicans dhe E’Twaun Moore i shënoi 19 pikë, duke e thyer rekordin e tij personal për këtë sezon.

Kelly Oubre Jr. ishte më i miri te Phoenix me 25 pikë në disfatën e tretë radhazi të skuadrës së tij. Devin Books kontribuoi me 19 pikë te Phoenix Suns, të cilëve u mungoi Aron Baynes dhe Ricky Rubio.

(Kosova Sot Online)