Pritje fantastike ndaj Giroud, UEFA mahnitet nga Berisha

  • 22 November 2019 - 15:23
Pritje fantastike ndaj Giroud, UEFA mahnitet nga Berisha

Etrit Berisha ishte njëri ndër lojtarët më të mirë kuqezinj në ndeshjen e luajtur më 17 nëntor në “Air Albania Stadium”, përballë kampionëve të botës. Portieri shqiptar i SPAL në Serie A fitoi balotazhin me Strakoshën, duke qenë titullar në të dyja kualifikueset e fundit për “Euro 2020”. 

Pritjet e tij përballë transalpinëve ishin vendimtare, e mbajtën rezultatin në shifrat përfundimtare 2-0, sepse fitorja e miqve mund të kishte qenë më e thellë. Vlerësim mjaft pozitiv mori edhe nga UEFA, pas ndeshjes, ndërsa është po qeveria europiane e futbollit, që evidenton pritjen e Etrit Berishës përballë Oliver Giroud, si njërën ndër më të mirat e kualifikueseve të nëntorit. 

Sikurse duket edhe në videon e këtij momenti, e shpërndarë nga UEFA, Berisha arrin të evitojë golin e sigurt me zgjatjen e dorës së majtë, në rënie e sipër, përballë goditjes së fortë të sulmuesit të njohur francez, vetëm 4-5 metra përballë tij. Videoja gjendet në faqen UEFA EURO 2020 në Facebook, me diçiturën: Pritje fantastike nga Etrit Berisha!

(Kosova Sot Online)