Reali i ofron 80 milionë euro për Skriniarin

  • 22 November 2019 - 15:55
Reali i ofron 80 milionë euro për Skriniarin

“Los Blancos” janë të vendosur për ta transferuar në Spanjë qendërmbrojtësin sllovak të Interit

Real Madridi është i vendosur për ta transferuar Milan Skriniarin në Spanjë.

“Los Blancos” e kanë bërë gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për qendërmbrojtësin sllovak dhe shpreson që kjo shumë ta bindë Interin që ta shesë lojtarin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi i njohur sportiv “Don Balon”. 

Menaxheri i Skriniarit, Mithat Halis së fundmi kishte thënë se klienti i tij vlen 100 milionë euro.

Interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Barcelona.

Skriniar i ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Interin këtë sezon.

(Kosova Sot Online)